GazetaMax
Lajme

Grubi optimist se do të bëhen ndryshimet kushtetuese, për VMRO thotë se e ka humbur kapacitetin koalicionues

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi, në emisionin “Intervistë në SHENJA, tha se asgjë nuk është e mundur dhe se mund të arrihet numri i nevojshëm i deputetëve për ndryshimet kushtetuese.

“Sot isha në Kuvend dhe vlerësoj se ka gatishmëri, ka vullnet për të punuar dhe ka deputet që nuk identifkojnë vetëm me politika pro ruse, izoluese, bojkotuese, destruktive, në kuadër të VMRO-së”, tha Artan Grubi.

Ai tha se VMRO-DPMNE me hyrjen e ASH-së në Qeveri po izolohet si një forcë destruktive, si një forcë për po pengon integrimin në BE.

“Ata edhe po të fitojnë nuk kanë kapacitet koalicionues, nuk kanë me kë të bëjnë qeveri. Ata thonë qëe nuk vlen më parimi fitues me fitues, por ajo e kushton VMRO-DPMNE-në më së tepërmi. Edhe 61 po t’i marrin, si do të qeverisin me 61, pa shumicën absolute të shqiptarëve në kuvend, do të jetë një kuved jofunksional”, deklaroi zv/kryeministri Artan Grubi.

Related posts

17 vite pa Mulla Jakup Hasipin, patrioti dhe hoxha i njohur nga Sllupçani

Gazetamax.mk

Historike/ Edhe mediat e rajonit shkruajnë për nënshkrimin e marrëveshjes për fillimin e ndërtimit të Korridoreve 8 dhe 10-D

Gazetamax.mk

Objektet e institucioneve shtetërore jashtë kadastrës!

Gazetamax.mk