GazetaMax
Sport

Kampion bote për të tretën herë, do bëj krenar çdo shqiptar/ Hadribeaj: Pikësynimi im do jetë UFC-ja

Ka pak ditë që ka mbrojtur titullin kampion bote. Shqiptari i famshëm dhe shumë i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adrian Hadribeaj vjen edhe këtë herë si fitues në ndeshjen ndaj meksikanit Erick Loazano.

Ndeshja është zhvilluar më 18 shkurt në Wayne të Michigan, ndeshja për super Walterweight (pesha e mesme) në mes të Adrian Hadribeaj dhe meksikanit Erick Lozano për titullin kampion bote në organizatën Light Out Championship.

Vlenë të theksohet se ky ishte titulli i tretë për kampion në 7 vitet e fundit në ligën profesionale.

Gjatë kësaj ndeshje, Hadribeaj ka pasur si gjithmonë mbështetjen e shqiptarët që nuk kanë munguar të jenë të pranishëm në vendin ku është zhvilluar ndeshja.

Hadribeaj thotë se nga kjo ndeshje ka dal shumë i kënaqur nga vetja, plus asaj që për herë të parë prindërit e tij e kanë ndjekur live ndeshjen duke e mbështetur direkt nga salla.

“Për herë të parë në gjithë këto vite karrierë kisha prindërit duke më shikuar dhe mbështetur live. Ky është vetëm fillimi dhe më shumë trofe do vijnë. Do përfaqësoj sa më shumë dhe fortë kombin tim si asnjëherë më parë”, u shpreh Hadribeaj.

Related posts

Zyrtare: Ben Davies vazhdon kontratën me Tottenhamin

Gazetamax.mk

Infantino mbërrin në Kosovë, pritet nga Agim Ademi

Gazetamax.mk

Bellingham do t’i refuzojë skuadrat angleze për të kaluar te Real Madrid

Gazetamax.mk