GazetaMax
Lajme

Tetovë: Vdekja e 20 vjeçarit – policia me detaje për ngjarjen

March 3, 2023
SPB: LIDHUR ME RASTIN 6 PERSONA PRIVOHEN NGA LIRIA

Vdekja e 20-vjecarit A.A ka tronditur opinionin në Tetovë dhe jo vetëm. Policia e Tetovës përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në ora 17:00 në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin klinik të Tetovës pa shenja jete është sjellë 20-vjeçari A.A. nga Tearca e Tetovës. Sic thuhet në komunikatë, I ndjeri A.A është gjetur pa shenja jete në një parking para një ndërtese banimi, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë. Inspektimin e ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Tetovë, kurse me urdhër të Prokurorit Publik ndaj trupit të të ndjerit është kryer autopsia.

Por, komunikata e Policisë së Tetovës jep edhe detaje tjera të ngjarjes.

”Lidhur me këtë rast në ora 18.10 në rrugën e ,”Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat L.D.(23), J.S.(24), A.O.(25), A.O.(35) dhe P.A.(71), të gjithë nga Tetova nën dyshimin për përfshirje në “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimit të përdorimit të narkotikëve”. Gjithashtu mbrëmë (02-mars) në ora 01:10, në rrugën “113”, lidhur me rastin është privuar nga liria edhe B.H.(19) nga Tetova. Të gjithë personat e privuar janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit” – thonë nga SPB-Tetovë.

I ndjeri, në orët e pasditës, është varrosur në varrezat e Tearcës, kurse rrjetet sociale kanë qenë të stërmbushura me dedikime prekëse nga shokët e miqtë e të afërm të të ndjerit dhe me mesazhe ngushëllimi për familjen e tij. /KlanMacedonia/

Related posts

Zykaj: Ishte një dështim, BE nuk arriti të tregonte se mund të filloj negociata me RMV-në dhe Shqipërinë

Gazeta Max

Sejdiu: 50 vendime të përhershme pune për arsimtarët – vlerësim për kontributin e tyre

Gazeta Max

Arrestohet një person, kalonte naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë

Gazeta Max