GazetaMax
Lajme

Armend Muja flet për 1 vjetorin e Qeverisë Kurti: Me një qeverisje tjetër, Kosova kish ra në dy gjunjë

Muja për 1 vjetorin e Qeverisë Kurti: Me një qeverisje tjetër, Kosova kish ra në dy gjunjë.
Deputeti i VV-së në Kuvendin e Kosovës, Armend Muja, ka bërë një përmbledhje të Qeverisë Kurti në 1 vjetorin e saj.
Sot janë bërë një vit prej që është votuar Qeveria Kurti në Kuvend dhe deputeti Muja pretendon se asnjë qeveri tjetër nuk ka pasur ndonjëherë përkrahje më të madhe.
Ai në emisionin DPT te Fidani në T7 thotë se kjo përkrahje do të vazhdojë të rritet deri në fund të mandatit.
“Deri në fund të mandatit do të ketë përkrahje të njëjtë ose më të madhe”, thotë ai.
“Pasi e di përkrahjen e zotit Kurti si Proxy për të parë orientimin politik të Kosovës, kryeministri ka përkrahje të madhe të vendit. Edhe presidentja ka një përkrahje mbi 50%, cka nuk ka ndodhur. Sondazhet merreni dhe përkrahja mund të jetë më e madhja e viteve të fundit. Edhe Kuvendi ka një kredibilitet më të madh dhe mos të harrojmë se sistemi i drejtësisë ka qenë përtokë. Legjitimiteti është më i madh. Përkrahja kurrë nuk ka qenë më e madhe. Me një qeverisje tjetër, Kosova kish me ra në dy gjunjë”, përfundoi ai.

Related posts

Elmedin Hasani në krye të Krim policisë në Tetovë

Gazetamax.mk

Njëzet persona kanë përfituar gjysmë milioni euro për tre vjet nga Qendra e re Klinike që pritet të ndërtohet në Shkup

Gazetamax.mk

Mungesa e shkollave speciale/ Bëjnë 200 km rrugë për të mësuar në Shkup

Gazetamax.mk