GazetaMax
Lajme

Rikthimi i Alternativës në Qeveri, Ismaili: “Në politikë dhe në dashuri kurrë mos thuaj kurrë!”

Edhe pse së fundi u largua nga Qeveria, Alternativa opozitare lë hapësirë për t’u rikthyer përsëri në Qeveri, së paku nëse gjykojmë sipas deklaratës për “Slloboden peçat” të nënkryetarit të Parlamentit Hysni Ismaili nga partia e Afrim Gashit, se: “tani jo, por në politikë dhe në dashuri kurrë mos thuaj kurrë”.

Por, a do të kenë sukses partnerët qeveritarë LSDM dhe BDI që t’i akomodojnë të gjitha partitë shqiptare në qeveri?

PRESSonline.mk tanimë ka shkruar se janë në vazhdim e sipër bisedimet mes qeverisë dhe Besës për hyrjen e partisë së Bilal Kasamit në Qeveri, ndërsa Alternativa, ndonëse së fundmi ka dalë në opozitë, nuk e përjashton mundësinë e kthimit në gjirin e shuymicës parlamentarei. Ose siç ka deklaruar nënkryetari i Parlamentit Hysni Ismaili nga Alternativa, “jo tani, por në politikë dhe në dashuri nuk thua kurrë kurrë”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi janë të bindur se partitë apo deputetët të caktuar do t’i bashkohen frontit evropian, si dhe theksojnë se edhe për Lëvizjen BESA dhe Alternativën dera e Qeverisë është e hapur.

“Qeveria është e hapur për bashkëpunim në të ardhmen me të gjithë ata që janë të gatshëm të veprojnë me ndërgjegje dhe të mbështesin reformat, politikat ekonomike dhe agjendën europiane, në të mirë të qytetarëve dhe shtetit”, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Related posts

Grubi: I bashkohem thirrjes së Kryeministrit Rama për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Gazetamax.mk

Karvan për informim për përfitimet nga vaksinat në 24 vendbanime të ndryshme

Gazetamax.mk

Taravari: ASH e mbështet procesin e eurointegrimeve, do të ndihmojmë me të gjitha forcat

Gazetamax.mk