GazetaMax
Lajme

Furkan Saliu: Korridori 8 dhe 10D është projekt kombëtar, “sërbomillosheviç”-ët tentojnë ta njollosin ende pa filluar

Gazetari i njohur Furkan Saliu ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.
Saliu shkruan se ky projekt është kombëtar, ndaj si i tillë kritikohet dhe kundërshtohet vetëm nga persona me mendim siç thotë ai “sërbomillosheviç”.

Shkrimi i plotë:

Ja kom zanat me fol drejt, t’pëlqej a s’tpelqej… Qeshtu m’ka m’su Unikkatili dhe do gjëra duhet të thuhen.
– Projekti për ndërtimin e ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D është projekt kombëtar. Grupi i zjarrit ka të drejtë në disa raste kur kritikon këtë Qeveri por ky projekt kërkon mbështetje maksimale nga të gjitha forcat politike shqiptare.
Pse kërkon mbështetje? Shiheni konferencën e sotshme për media të Qeverisë. Rezistencë e fuqishme nga struktura të maskuar si gazetarë që deklarohen si pro-evropian dhe pro-SHBA por që mendojnë sërbomillosheviç ende.
Vetëm pse këto projekte përfshijnë vendbanime shqiptare që prej Bllacës e deri në Strugë thjeshtë duan ta shqyejnë para së fillojë realizimi. Këtë tezë timen e konfirmon edhe rezistenca e regjimit të Gruevskit për ti nisur këto projekte dhe pafuqia e garniturës së atëhershme politike që ta kundërshtojë.
– Të mos keqkuptohemi, realizimi, përdorimi i mjeteve të qytetarit duhet të ndiqen me shumë vëmendje dhe në detaje deri sa të përfundojë për shkak se bëhet fjalë për 1.3 miliardë euro. Por të bëhen pyetje të tipit:
A ka përfunduar eksproprijimi i pronave ende pa filluar projekti…
Pyetje për mbikëqyrësin e projektit i cili paguhet vetëm 23milion nga shuma e përgjithshme e projektit në ndërkohë që kompania e njëjtë që është përzgjedhur ka mbikëqyrur dhjetëra projekte në vend…
Të tentohet të hutohet opinioni duke thënë se kompania që ndërton ka nënshkruar marrëveshje me mbikëqyrësin që absolutisht e pamundur…
Dhe në fund të përfundosh me atë se kush luan futboll e kush basket nëpër zyra është asgjë tjetër përveç tendencë që të njolloset një projekt që ende nuk ka filluar.

https://www.facebook.com/FurKlan/posts/1924046317941244

Related posts

Autobusët privat në protestë në bulevarin “Ilindenska”, Qyteti i Shkupit apelon të heqin dorë

Gazetamax.mk

Moduli i dytë i Shkollës Politike pranë Qendrës Presidenciale për Edukim Politik

Gazetamax.mk

Korridori 8 dhe 10D, Grubi në Analiza 24: Një projekt që kthen vendin në pikë strategjike dhe të fuqishme ekonomike

Gazetamax.mk