GazetaMax
Kuriozitete

Objektivi për mesfushën, zbulohet oferta e Bayernit për talentin holandez

Ryan Gravenberch është një nga objektivat kryesorë të Bayern Munchen në merkaton e verës. 19-vjeçari luan në qendër të mesfushës, është një prodhim i Ajax, teksa prej shtatorit të vitit 2019 është pjesë e ekipit të parë të “Harkëtarëve”.

Drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë kanë nisur bisedimet me homologët holandezë, të cilëve u kanë bërë ofertën e parë: 15 milionë euro + bonuset që mund të prekin shifrën 10 milionë euro, për një ofertë në total prej 25 milionë eurosh.

Gjithsesi, Ajax kërkon më shumë para për të lënë të lirë Gravenberch, i cili numëron një gol në dhjetë ndeshje me kombëtaren e Holandës. 19-vjeçari ka kontratë deri në 2023 me Ajaxin, dhe e ka ndarë mendjen për të mos rinovuar kontratën.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll…

Related posts

‘Partner perfekt me Tomorin’, ky lojtar pritet të transferohet në San Siro

Gazeta Max

Dy klubet e mëdha shprehin interesim për Artetan

Gazeta Max

Lajm “bombë”, Milan gjen zëvendësuesin e Rebic te Inter

Gazeta Max