Monday, April 27, 2026

Lajmi në kohë reale

Kostovski: Komuna e Butelit nis me pagesën e ndihmës financiare për 525 pensionistë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar fillimin e pagesës së ndihmës së njëhershme financiare për pensionistët e komunës.

Sipas Kostovskit, gjithsej 525 pensionistë do të përfitojnë nga kjo masë mbështetëse, e cila synon të përmirësojë sigurinë dhe dinjitetin e qytetarëve më të moshuar.

“Vendimi për pagesën e kësaj ndihme tashmë është nënshkruar, ndërsa procesi i shpërndarjes së mjeteve po zhvillohet sipas renditjes së aplikimeve të dorëzuara në kuadër të thirrjes publike,” ka shkruar Kostovski.

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski gjithashtu ka informuar se Komisioni përkatës vazhdon punën dhe se deri në fund të javës pritet të përfundojë pagesa për të gjithë pensionistët përfitues dhe që kjo mbështetje financiare është pjesë e përkushtimit për të ndihmuar kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, me mesazhin se askush nuk duhet të mbetet i vetëm.

Latest Posts

Mos e humb lajmin