GazetaMax
Lajme

Ademi – Ludva:  Çekia mbështetje për eurointegrimet tona

Sot, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, pati takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë në vendin tonë, Jarosllav Ludva.

Në takim, Ademi e përshëndeti angazhimin e shtuar të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në aspektin e progresit dhe përgatitjeve tona për anëtarësim në BE, siç dëshmoi edhe vizita e sotme në vendin tonë nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhosep Borrell.

Me këtë rast, Ademi e theksoi nevojën për votim sa më të shpejtë të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, me çka do të nevojitet shumicë prej dy të tretave, për të cilën momentalisht negociohet me të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend. Por theksoi se duhet të merret parasysh se më tej, do të kërkohet shumicë prej dy të tretave për miratimin e detyrimeve tjera që dalin nga Korniza jonë Negociuese.

Në këtë kontekst, theksoi se Kuvendi, në fund, sigurisht që do të duhet t’i miratojë amendamentet në Kushtetutë, me futjen e bashkësive bullgare, por edhe malazeze, kroate dhe të tjera që jetojnë në vend.

Çdo prolongim, do të thotë humbje kohe dhe humbje e momentumit pozitiv për fillimin e negociatave në BE.

Ambasadori Ludva përsëriti mbështetjen çeke për proceset tona evrointegruese, si dhe gatishmërinë e vendit të tij për t’i ndarë përvojat çeke.

Related posts

Një profesor dhe një mjek, në garë për kryetar dege të ASH në Tetovë

Gazeta Max

Kush është elektriçisti shkupjan që u bë aktor në moshën 40-vjeçare: Regjisori më tha ‘Ty të do kamera’

Gazeta Max

Davidoviq: Nuk jemi të kënaqur me gjykimin për “Parcelat në Vodno” do ta apelojmë brenda afatit ligjor

Gazeta Max