GazetaMax
Lajme

Korridoret 8 dhe 10D/ Rexhepi: Opozita bën obstruksione të vazhdueshme

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, i ftuar sonte në emision 10Minuta në TV21, në lidhje me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, tha se opozita po bën obstruksione të vazhdueshme duke penguar kalimin e ligjeve të reja për ndërtimin e tyre. Ai theksoi se projektet infrastrukturore janë pjesa më serioze për anëtarësimin në BE.

Ligjet janë në procedurë parlamentare, por për shkak të obstruksionit që po bën opozita ende nuk janë të miratuar. Nuk bëhet fjalë për ligje të reja, por për ndryshim të ligjeve. Ku nënkupton thjeshtësimin e procedurave për projekte të rëndësisë së veçantë. Nuk është hera e parë që bëhen ndryshime të tilla. Sa i përket nëse duhet të kalohen me flamur evropian, mendoj se nuk ka flamur më të madh sesa projekti pan-europian i korridorit 8. Projektet infrastrukturore janë pjesa më serioze për anëtarësimin në BE.

Related posts

Humanisiti Halil Kastrati nuk ndalet, nis edhe 8 shtëpi të reja

Gazetamax.mk

Milevski e kontrolloi zemrën në VFV clinic para lojrave të mëdha të Ligës së Kombeve (VIDEO)

Gazetamax.mk

Edhe Maqedonia e Veriut pas dronëve Bayraktar

Gazetamax.mk