GazetaMax
Lajme

Berisha i vendosur: Nuk iki…

Lideri i opozitës Sali Berisha përsëriti se nuk do te jape doreheqjen pavaresisht humbjes ne zgjedhjet lokale te 14 majit.

 

Per here te pare berisha pranoi se partia demokratike do te beje nje analize per humbjen, por sipas tij keto zgjedhje ishin te blera dhe qeveria perdori bandat dhe buxhetin e shtetit per te ndryshuar vullnetin e qytetareve.

 

SALI BERISHA

“Unë nuk tërhiqem përpara krimit monstruoz elektoral. Vetëm sa më shtojnë motivet.”

 

Lideri historic I demokrateve berisha, replikoi ne distance me te gjithe ata qe jate ketyre diteve e kane kritikuar se ai nuk krijon dot fryme per te cuar opoziten drejt fitores.

 

 “Përballë garonin 61 kandidatë, në 61 bashki të vendit, të cilët u votuan nga 510 mijë qytetarë dhe patën zero financime nga financat publike të narkoshtetit shqiptar. Ata të cilët injorojnë këtë realitet, si realitet të papajtueshëm me çdo standard të votës së lirë, ata janë anëtarë të mafies së narkoshtetit ose kanë probleme me veten e tyre. Unë do mbroj votën e lirë!”

 

Sipas Berishes ne prag te zgjedhjeve vendore ne fuknsion te blerjes se votes mbi 20 mijë qytetarë, u shtuan në listën e ndihmës ekonomike, 10 mijë qytetare u paguan si punonjës të përkohshëm pa kontratë, vetëm në Peshkopi u disbursuan 400 milionë lekë për individë me aftësi ndryshe.

 

Lideri I opozites permendi uljen e euros si element qe mbeshtet akuzen e blerjes se votes

 

 “Rritja e euros fill pas përfundimit të zgjedhjeve, hodhi poshtë pretendimin se rënia lidhej me sezonin turistik. Kulmin e ka arritur në Shkodër. Shikoni fenomenin Doshi. Ky është fenomeni Dushku i vitit 2023. Pra, këto zgjedhje ishin të blera dhe për blerjen e tyre u përdorën qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve.”

 

Te njejtin qendrim ndaj procesit te 14 majit mbajti edhe kryetari I partise se Lirise Meta I cili u takua paradite me Sali Berishen.

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

“Nuk ekziston asnjë krahasim mes tij që ia fali pushtetin vendor Ramës, në tavolinë për 4 vite me atë luftë dhe përpjekje që u bë për të rikthyer pluralizmin politik, edhe pse i cunguar është kthyer në të gjitha këshillat bashkiakë, të jeni të qartë se nuk ka dorëzim dhe kapitullim përpara mafies shtetërore dhe narko-shtetit, do të luftojmë në emër të mbi 500 shqiptarët që në kushte presione votuan me sakrifica të mëdha”

 

Sipas Metes fokusi kryesor I opozites do te jete beteja per zgjedhje te lira e te ndershme.

Related posts

Prolongohet protesta e gjykatësve e paralajmëruar për më 28 prill

Gazetamax.mk

Taleski: LSDM-ja nuk përzihet në punët e brendshme të BDI-së

Gazetamax.mk

“Fronti i përbashkët europian”, Musliu: Temë serioze e inicuar në kohë të duhur

Gazetamax.mk