GazetaMax
Lajme

Kryetari i Zubin Potokut: Jemi duke i harmonizuar veprimet me ShBA-të dhe faktorët tjerë

Kryetari i ri i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka njoftuar se kryetarët e rinj të komunave veriore janë duke i harmonizuar veprimet e tyre të ardhshme me të gjithë faktoret,nder ta  edhe me ambasaden amerikane.

Zeqiri njoftoi se një nga arsyet se pse vetëm  kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Ariqi, do të betohet të premten por jo edhe kryetarët e tjerë janë aspekte teknike.

“Këto janë problem teknike rreth organizimeve në të gjitha komunave, kjo është arsyeja e parë që s’po mbahen me një datë të gjitha betimet. Vetë certifikimi, shembull komuna e Leposaviqit, ka vonesa në certifikim të kandidatëve, s’është e thënë të mbahen në një datë. Ne kemi pas takim edhe me përfaqësues e ambasadës amerikane e angleze, jemi duke u harmonizuar me të gjithë faktorët… me ambasadën amerikane gjithnjë do të kemi harmonizim”, ka thënë Zeqiri në RTV DUKAGJINI, përcjell Reporteri.net.

Ndërkaq, sa i përket deklaratës së ambasadorit të SHBA-ve, Jeffrey Hovenier se kryetarët e rinj të komunave veriore do të kenë vetëm kompetenca teknike, Zeqiri iu kundërpërgjigj duke thënë se ata do të kenë kompetenca të mjaftueshme për të iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

“Besoj që do të kemi kapacitet dhe kompetenca për t’u përgjigjur qytetarëve pa kurrfarë dallimi. Është me rëndësi të ecim me hapa sa më të mëdhenj në drejtim të vendosjes së administrimit, që na thërret ligji I Kosovës. Nuk paragjykoj, jemi në ecje e sipër do të përpiqemi ta japim maksimumin”, ka thënë ai.

Për herë të parë pas pavarësisë së Kosovës, komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan do të udhëheqen nga kryetarë shqiptarë.

Kjo pasi që kryetarët serb nw nëntor tw vitit të kaluar, dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe

Zgjedhjet e para dështuan ndërsa të dytat u mbajtën më 23 prill./Reporteri.net./

Related posts

Konflikti në Lindjen e Mesme, përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut

Gazetamax.mk

SafeJournalists: Funksionarët e politikanët në Maqedoninë e Veriut të ndërpresin sjelljen joprofesionale ndaj gazetarëve

Gazetamax.mk

Konkurs për kryetar dege në Tetovë – Një tjetër shkelje e statutit partiak nga Ziadin Sela për të kontrolluar demokracinë e brendshme

Gazetamax.mk