GazetaMax
Lajme

Dëshmitari i pestë në Hagë pyetet për kohën kur u bë pjesë e UÇK-së

Dëshmitari i pestë në Hagë i cili po vazhdon dëshminë e tij ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ka deklaruar se u bë pjesë e UÇK-së në korrik të vitit 1998.

I pyetur nga mbrojtësi Hashim Thaçit, Albert Moskowitz, se a i ishte dhënë ndonjë mjet identifikimi për këtë siç e quajti ai anëtarësim, dëshmitari u përgjigj se jo.

Ai gjithashtu u pyet për uniformën, duke dhënë se e ka blerë vet, përcjell Klankosova.tv.

“Unë jam bërë në ora 2 të natës atë natë, kurse të nesërmen i ka marrë shënimet komandanti që ka qenë aty. Nuk më kanë dhënë. Uniformën e kisha ble vet, s’ka pas në atë kohë, është dashtë me e ble dhe është dashur të blehet materiali kamufllazh dhe e kemi paguar për ta bërë veshje ushtarake. Në atë kohë blejshim copa dhe i qepshim. Armën e pata marrë nga një bashkëfshatar”, është shprehur Dëshmitari i pestë.

Related posts

Osmani: Është mbledhje e parë konstituive, do të emërohen drejtuesit e sekretariateve

Gazetamax.mk

Prezantohet platforma Etransport/ Rexhepi: Qytetarët të kontrollojnë dhe denoncojnë kompanitë transportuese që shkelin ligjin

Gazetamax.mk

“Sulmohet” faqja e OSBE Shkup – Bëhet “hotline” vietnamez

Gazetamax.mk