GazetaMax
Ballina

Pse nuk i afrohen burrat, Big Mama e thotë haptas arsyen e çuditshme

Big Mama padyshim që është një këngëtare e dashur per publikun kosovar.
Big Mama festoi ditëlindjen e saj të 36-të pak ditë më parë ku organizoi edhe një festë të madhe me shumë të ftuar VIP dhe sigurisht ish-banorët e BBV.
Në një intervistë të dhënë gjatë ditës së sotme, këngëtarja ka rrëfyer se ish-çifti Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj nuk u shfaqën në festën e saj, pavarësisht se e kishin marrë ftesën.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Big Mama tha se të gjithë banorët e “Big Brother Vip”, ishin të ftuar në ditëlindjen e saj përveç Antonela Berishës, me të cilën dihet se ka pasur një debat të ashpër.
Ndër të tjera ajo shprehu se Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj nuk ishin pjesë e festës edhe pse e kishin marrë ftesën, por ish-cifti zgjodhi të mos shkonte.
“Ishin të gjithë të ftuar, por ishin gati të gjithë, disa persona nuk ishin. Donaldi nuk ishte, Triksa nuk ishte. Antonelën se kam thirrur.
Gati të gjithë kanë qenë përvëç atyre. Unë me të gjithë flas, por ato nuk më erdhën.
Nuk e di pse, unë me Donaldin nuk kam pasur kontakt por i shkruajta në Instagram, Elhaidi e mori në telefon…Kurse Triksa më tha që do vijë pastaj edhe ajo kishte punë. Se kuptova… nuk erdhi.
Ne jemi kënaqur. Kush të dojë të vijë kush të dojë të mos vijë.”, tha Big Mama.
Ndër të tjera, Big Mama foli edhe për jetën e saj personale, ku deklaroi se është ende beqare.
Ajo shtoi se pas daljes nga BBV, meshkujt nuk i afrohen më fare pasi kanë “frikë” prej saj, por që ajo është e lumtur dhe shumë rehat me veten.

Related posts

Qyteti me më së paku stres në botë

Gazetamax.mk

“Lexo si Gates, vishu si Zuckerberg…”, 7 zakone që mund t’i vidhni

Gazetamax.mk

Ushqim apo seks kundër stresit?

Gazetamax.mk