GazetaMax
Lajme

Kurti uron Ylfete Fanajt pas emërimit si këshilltare qeveritare në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi, kosovares Ylfete Fanaj e cila së fundmi u zgjodh Këshilltare Qeveritare në Lucern të Zvicrës.

Ai këtë e cilësoi si arritje të jashtëzakonshme për popullin shqiptar, pasi ky post mbahet për herë të parë nga një shqiptar, raporto Zeri.info.

 

Bëhet e ditur se Kurti i ka kërkuar Fanajt të kujtojë përherë edhe prejardhjen e saj dhe të jetë e përgjegjshme në detyrën që ka marrë.

“Nuk kemi asnjë dyshim se do të nxirrni ekspertizën, përkushtimin dhe pasionin tuaj për t’i shërbyer qytetarëve të Lucernit me integritetin maksimal”, thuhet në letër.

Në letrën e tij drejtuar Fanaj, kryeministri ka ftuar atë për një vizitë në Kosovë për të biseduar për bashkëpunim të mëtejshëm. /Zëri

Related posts

Nikollovski: Kemi dyfishuar prodhimin e lulediellit për vaj gatimi, Ballkani i Hapur do jetë ndihmë shtesë

Gazetamax.mk

Azeski është jashtë vendit për shkaqe shëndetësore

Gazetamax.mk

Zeqiri: Maqedonia e Veriut përballet me trende jo të favorshme demografike

Gazetamax.mk