GazetaMax
Lajme

Liderët e G7 thirrje Kosovës dhe Serbisë: Zbatoni obligimet e Marrëveshjes së Ohrit

Liderët e G7 që u mblodhën në Hiroshima të Japonisë, diskutuan edhe për dialogun Kosovë-Serbi, në mesin e shumë temave të tjera.

Ata e mirëpritën marrëveshjen e 27 shkurtit dhe aneksin e saj të zbatimit në Ohër.

Ndërsa u bënë thirrje dy palëve që t’i zbatojnë me mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse.

“Ne e mirëpresim marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin e saj të zbatimit, të arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel më 27 shkurt dhe në Ohër më 18 mars respektivisht”.

”Me qëllim të zhbllokimit të potencialit të plotë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor, ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë me lehtësi dhe mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ky samit.

 

 

 

 

Related posts

Java evropiane e imunizimit – shënimi i përparimit dhe potenciali i vaksinave për jetë të gjatë cilësore

Gazeta Max

Taravari në mbrojtje të kolltuqeve të BDI-së: Nuk ka qeveri pa shqiptarët

Gazeta Max

Besimi: Bordi i FMN-së e miratoi PLL-në, me këtë edhe këstin e parë prej 110 milionë euro

Gazeta Max