GazetaMax
Lajme

G7 thirrje Kinës t’i bëjë presion Rusisë, vjen reagimi i menjëhershëm nga Kremlini

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha sot se vendimet e marra nga G7 në samitin e saj në Japoni kishin për qëllim goditjen jo vetëm të Rusisë, por edhe të Pekinit.about:blank

Lavrov u shpreh se perëndimi po përdor Ukrainën si një mjet për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë.

“Detyra u vendos me zë të lartë dhe haptazi, të mundim Rusinë në fushën e betejës, por jo vetëm kaq, ta eliminojmë atë si një konkurrent gjeopolitik. Shikoni vendimet që u diskutuan në Hiroshima në samitin e G7, dhe që synojnë frenimin e dyfishtë të Rusisë dhe Kinës”, tha Lavrov.

Në një deklaratë të dhënë më parë, G7 bëri me dije se është rënë dakord të forcohen sanksionet kundër Moskës dhe të zvogëlohet ekspozimi ndaj Kinës.

Grupi i liderëve botërorë i kërkoi gjithashtu Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë që të ndalojë agresionin e saj ushtarak dhe të tërheqë menjëherë forcat e saj nga Ukraina.

Related posts

“Rekord turpi për Kosovën”- Koci aplikon në Librin e Rekordeve Guinness pas 48 dështimeve të Kuvendit

Gazeta Max

Irfan Hysenbelliu dhe Paolo Berlusconi takohen në Milano, hapin rrugën për bashkëpunim në biznes e media

Gazeta Max

Një turk u kap duke u vetëkënaqur para dy vajzave në Shkup dhe i kanosi me një thikë

Gazeta Max