GazetaMax
Lajme

Shaqiri: Për dhjetë ditë MASH do të ketë qëndrim nëse do të zhvendoset fillimi i vitit shkollor

Pas dhjetë ditësh Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të dalë me qëndrim nëse do të ketë zhvendosje në fillim të vitit shkollor nga data standarde e 1 shtatorit.

Siç njoftoi ministri Dr.Jeton Shaqiri, javën e ardhshme komisionit për burime njerëzore do t’i paraqiten tri propozime për fillimin dhe përfundimin e vitit shkollor.

Propozimi i parë për MASH-in është që viti shkollor të fillojë si më parë – më 1 shtator, i dyti të fillojë më 11 shtator, pa pushim pranveror dhe të zgjasë deri në mes të qershorit, propozimi i tretë është të fillojë më 1 shtator me një pushim pranveror prej pesë ditësh dhe viti shkollor të përfundojë në mes të qershorit.

“Do të përfshihen shoqatat e gjimnazistëve, por edhe sindikatat që mendimet të dëgjohen nga anëtarët e Komisionit. Mendoj se brenda dhjetë ditësh do të kemi një vendim përfundimtar se cili prej propozimeve do të pranohet”, tha Shaqiri.

Related posts

Seanca të tre komisioneve të Kuvendit

Gazeta Max

Ndërron jetë profesoresha Tatjana Petrushevska nga Un. “Shën Kirili dhe Metodi” (Foto)

Gazeta Max

Internet i shpejtë dhe i sigurt, sateliti i Elon Musk vendoset mbi Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max