GazetaMax
Lajme

Shkupi po “digjet” nga i nxehti, rrugët e kryeqytetit thuajse të zbrazëta

Temperaturat ekstrem të larta thuajse kanë boshatisur rrugët kryeqytetit e madje edhe parkun e Shkupit. Ata pak njerëz që takuam u bënin fëmijëve dhe kafshëve një shëtitje të shkurtër dhe sa më shpejt të rikthehen në shtëpitë e tyre.

“Shumë nxehtë, pak shëtitje në park. Shumë nxehtë, nën ventilator dhe kondicioner”.

“Vazhdimisht me kondicioner, kështu as nuk mund të dalim jashtë. Kjo nuk është mirë as për fëmijët e as për të rriturit. Sa më shumë të konsumojmë ujë dhe ushqim të lehtë. Na duhet hidratim që mos të kemi probleme me uljen e tensionit”.

“Tashmë e kemi shfrytëzuar pushimin tonë vjetor, ishim në Dubai. Ditët tjera të nxehta po i shfrytëzojmë këtu, në parkun e Qytetit. Duke marr parasysh që merrem me sport, periudhën e verës kam kujdes të posaçëm ndaj ushqimit”.

Pavarësisht temperaturave përvëluese, shitësit e kafes dhe lëngjeve mbetën në pritje të klientëve të tyre.

“Nxehtë është megjithatë filluan edhe pushimet, është gjysma e korrikut, deri më 15 gushtë sigurisht do të jetë kështu. Ne jemi për çdo ditë këtu, gatë ditës është shumë nxehtë dhe nuk ka punë por në mbrëmje ka lëvizje dhe punë”.

Në Qendrën emergjente thirrjet telefonike ishin të vazhdueshme. Madje ankoheshin edhe qytetarët e shëndetshëm për përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

“Më shpesh ka të bëj me shtypjen e ulët e gjakut si rezultat i djersitjes, humbje të lëngjeve nga organizmi. Nga mëngjesi kishim dy alivanosje në ambient publik si rezultat i uljes së tensionit të gjakut dhe organizmit të dehidruar. Me këtë rast apeloj qytetarët e ekspozuar në këto temperature sa më shumë që është e mundur të qëndrojnë në shtëpi. Gjithashtu, kujdes me kondicionerët në shtëpi, ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës nga ftohtë në të nxehtë dhe anasjelltas ndikon keq në shtypjen e gjakut dhe përshtatjen e organizmit”, deklaroi Anita Dimoska, Qendra emergjente.

Sipas meteorologëve, i nxehti përvëlues do të vazhdoj edhe javën që vjen me temperatura mbi 40 gradë celsius.

Related posts

Taulant Seferi mysafiri i radhës në INFORMALE, podcast me Bujar Osmanin

Gazetamax.mk

“Konkurset për punë dëmtojnë edhe më shumë të pa punët, shpenzime për aplikim në fund pranohen ata që janë të deleguar”

Gazetamax.mk

Ajri i ndotur, në Shkup më lehtë merrej frymë, por problemi vazhdon

Gazetamax.mk