GazetaMax
Lajme

E rëndë në Tiranë, 25-vjeçari i futet me dhunë fqinjit në shtëpi, i vjedh paratë dhe kryen marrëdhënie me të dashurën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 25-vjeçar është futur me forcë në banesën e fqinjit të tij, dhe pasi i ka vjedhur një shumë parash, ka kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e këtij të fundit, pa dëshirën e saj.

Pasi i ka vjedhur paratë, ai i ka marrë me forcë të dashurën e fqinjit dhe e ka dërguar në banesën e tij, ku dhe ka abuzuar seksualisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. O., 25 vjeç, banues në Tiranë. 25-vjeçari ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetasit A. B., 49 vjeç, (fqinji i tij), të cilit i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular, si dhe ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit, dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”, bën me dije policia.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin K. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, si dhe gjatë shoqërimit në komisariat ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”, është përplasur me mjetin tip “Nissan”, me drejtuese shtetasen M. A., 31 vjeçe, dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasja M. A., së bashku me dy fëmijët e saj të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related posts

Kerim për konfliktin në Ukrainë: Si kryesues të OSBE, mund të ofrojmë ndërmjetësim, për të filluar bisedimet

Gazetamax.mk

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

Gazetamax.mk

Fëmijët, më të prekur nga viruset

Gazetamax.mk