GazetaMax
Lajme

Fjalimi i Reisul Elemasë H. hfz Shaqir ef. Fetai me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1445

”Ata që besojnë dhe shpërngulen dhe luftojnë për hirë të All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e All-llahut. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.” {El Bekaretu: 218}

Të nderuar ministra, deputet, kryetarë të komunave, përgjegjës të institicioneve tē ndryshme shkencore, drejtor dhe perfaqësues të shoqatave të ndryshme

Vëllezë e motra

Zonja dhe zotrinjë

Të nderuar të pranishëm

Sonte shënojmë vitin e ri sipas kalendarit islam 1445 hixhri, i cili  është ngushtë i lidhur me ngjarjen e madhe të Hixhretit të Muhamedit a.s  që ndodhi në vitin 622 kur nënkupton “emigrimin e Muhamedit a.s. dhe muslimanëve të parë prej Mekes në Medinë me qëllim të gjetjes hapsirë dhe kushte më të volitshme në mbrojtjen, kultivimit dhe zhvillimit të  Vërtetës hyjnore – Islamit.”

Është koncept islam se çdo vepër madhore është rezultat i sakrificës ,

luftës, mundit, lëvizjes, emigrimit – hixhretit Andaj, hixhretin e gjejmë prej njeriut të parë dhe si i tillë është pjesë përbërëse e jetës në këtë botë, e në veçanti cilësi e njerëzve të mëdhenj të cilët potencialet e veta i vendosin në shërbim të kultivimit të vlerave madhore dhe ngritjes së popujve. Nuk është e rastit qê Islami hixhretin e koncepton si lëvizje të personaliteteve që levizën rrjedhat e historisë njerëzore si profetët, idealistë dhe personalitetet e mëdha historike që dhanë porosinë e shenjtë se lufta kundër të keqes dhe injorancës  bëhet vetëm në lëvizje dhe dinamizëm të qartë dhe të paluhatshëm.

I derguari i Zotit Muhamedi a.s. i inspiruar nga shpallja e Zotit të madhërishëm nën parimin e të gjitha kohërave : “Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut” , si dhe nën parimin :” Mëso studio në emër të Krijuesit të gjithçkaje” me të gjitha potencialet e tijë fiziko shpirtërore filloi reformimin shpirtëror, moral e shoqëror me një qëndrim racional, strategjik dhe të paluhatshëm për të definuar në arenën botërore konceptin e monoteizmit të pastër të njëshmërisë së Zotit, metodën e diturisë dhe hulumtimit si bazë e zhvillimit njerëzor si dhe hulumtimit të krijimtarisë së Zotit që u themelua metodologjia e të qasurit  shkencorë natyrës dhe Kosmosit, definimi i konceptit moral, si vlerë më e lartë e njeriut dhe njerëzimit, formimi i familjes së shëndoshë, si bazë e shoqërisë së shëndoshë, definimi i bashëkjetesës me bazat themelore të paqes dhe tolerancës, zhvillimi ekonomik dhe shfrytëzimi i begative të kësaj bote, vendosja e barazisë njerëzore pa dallim feje, kombi e race, barazia dhe pozicionimi i gruas në familje dhe shoqëri, etj.

Hixhreti është vetëdije e lartë se ndryshimi nuk mund të realizohet pa një lëvizje për të zgjedhur kohën, hapësirën dhe rrjedhat e tyre, andaj me keqardhje dhe dhimbje të thellë lëshoi vatanin e tij me bindje të thellë për t’u kthyer përsëri tek ai.

Andaj, Muhamedi a.s i frymëzuar nga i Madhi Zot , ishte i vetëdijshëm

se lufta për të vërtetën dhe ideale të shenjta bëhet me lëvizje dhe në një dinamizëm të gjallë, andaj duhet menduar një strategji lëvizëse dhe largëpamëse, që nënkuptonte  gjetjen e një vendi më të sigurtë dhe pjellor ku duhet të mbillet Islami dhe prej aty të fillojë rruga e formimit të një ardhmërie të shëndoshë të njerëzimit.

Pra, ndjenja e lartë e përgjegjësisë së obligimit hyjnor për të ngadhënjyer e vërteta bëri që Muhamedi a.s. dhe shokët e tij me dhembje të thellë por krenar të lëshojnë vendlindjen, pra Mekken e bekuar duke sakrifikuar, duke lënë pas veti shtëpitë dhe pasuritë e tyre, e në veçanti vendlindjen e tyre ku janë lindur dhe ku janë rritur.

Padyshim hixhreti është një ngjarje e madhe në historinë e njerëzimit dhe si i tillë me një kuptim të përhershëm dhe të pashtershëm.

T’i qasemi atij vetëm për nga prizma e saj historike, si një ngjarje që ka ndodhë në një kohë dhe hapësirë do të thotë interpretim dhe qasje e mbyllur, e ngurtë dhe e gabuar e hixhretit.

Hixhreti nuk është ikje nga armiku, as largim nga vendlindja përkundrazi është aksion dhe lëvizje e bazuar në sakrifikim të pashoq për të ngadhënjyer e Vërteta. gjegjësisht besimi në një Zot , parim ky që formon dinjitet të lartë të individit, familjes dhe shoqërisë, që e bën ate mëkëmbës të vërtetë të Zotit nē tokë.

Këtë e vërteton fakti se Muhamedi a.s. menjëherë pas hixhretit bëri hapa historik për të vendosur bazat e një organizimi të fortë dhe të sigurt, në sferën shoqërore politike, si:

– ndërtimi i xhamisë që nëkuptonte ndërtimi urgjent i institucioneve fetaro kulturore e shkencore;

– vëllazërimi i fiseve të ngatërruara në Medinë, gjegjësisht ngritja e unitetit ne shkallën më të lartë ;

– formimi i shtetit dhe shoqërisë ku u gjetën të barabartë të gjithë qytetarët pa marrë parasysh racën , kombin, fenë, etj.

Hixhretin e këtillë që jep ndryshimin dhe që lëviz njeriun drejt vetëdijes së pastër dhe të shëndosh e vlerëson lartë duke thënë.

“Ata të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut, ata kanë pozitë më të lartë te All-llahu xh.sh. dhe vetëm ata janë fatlumë” {Et teubetu:20}

Rezultatet e kësaj u vërtetuan më vonë kur Muhamedi a.s. dhe muslimanët çliruan Meken duke u kthyer triumfalisht në vendlindjet e tyre. Me këtë edhe njëherë u vërtetua se ndër porositë themelore të hixhretit është ajo se hixhreti është i lidhur ngushtë për vendlindjen, gjegjësisht hixhreti bëhet për vendlindje duke mos e humbur lidhshmërinë me të dhe duke synuar gjithmonë në kthimin ne te me qëllim të sjelljes së lirisë, pasurisë dhe çdo të mire të saj.

Për këtë i derguari i Zotit Muhamedi – paqa e Zotit qoftë mbi te- pas

çlirimit të Mekes tha: “Nuk ka emigrim pas çlirimit , por ka mund, përpjekje, luft dhe qëllim të pastër”.

Hixhreti, pra është evitim i të keqes, amorales për të vendosur dijen, moralen, njerëzoren, përpjekje për ndërtimin e personalitetit të fortë dhe me vetëdije të lartë i cili do të jetë subjekt kreativ dhe konstruktiv me plotë kuptimin e fjalës.

Në trojet ku jetojmë dhe veprojmë porositë e hixhretit janë gjithë më aktuale kur dihet se decenieve të fundit nën ndikim e kushteve të vështira politike dhe ekonomike paraprakisht të përgatitura qindra mijë, mos të themi miliona njerëz të popujve të këtyre trevave u larguan nga vatani i tyre duke rrezikuar qenien e tyre kombëtare drejt asimilinit të paparë fetarë e kombëtar.

Andaj, hixhreti i Muhamedit – Paqa e mëson se të gjihtë këto muhaxhir nuk guxojnë të harrojnë atdheun e tyre dhe se duhet  të bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme që kurdoherë të kthehen në vatrat e tyre, e së pakti të mendojnë për vatanin e tyre duke mos e humbur lidhshmërinë dhe shpresën për t’u kthyer në të.

Në fund mund të konkludojmë se hixhreti i dha impuls të fuqishëm pjekurisë shpirtërore dhe intelektuale, përsosshmërisë etike dhe humane dhe si i tillë parqet një epokë të re, revulucion të ri shpirtëror, kulminacion i sakrfikimit shpirtëror dhe material.

Related posts

Nga toka e ajri, vijojnë kërkimet për kumanovarin në Zhelinë

Gazetamax.mk

Edhe Maqedonia e Veriut pas dronëve Bayraktar

Gazetamax.mk

OKM: 60% e qytetarëve janë të pakënaqur me shërbimet komunale

Gazetamax.mk