GazetaMax
Lifestyle

Emina Çunmulaj publikon imazhe nga pushimet përrallore në Capri me burrin e saj, Sam Nazarian

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, pak ditë më parë vizitoi bregdetin shqiptar për disa pushime të shkurtra të verës.

E pasi përfundoi qëndrimin në Ulqin, bukuroshja shqiptare me origjinë nga Mali i Zi, u nis drejt Italisë për të kaluar disa ditë të tjera me familjen e saj.

Ajo i mbajti ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale, të azhurnuar me disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram.

Në mesin e fotografive, Çunmulaj shfaqej duke pozuar me bikini të kaltra, ndërsa vinte në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Ndërkohë, një tjetër imazh e shfaqte atë duke pozuar pranë bashkëshortin e saj, miliarderit iranian Sam Nazarian.

“E humbur në blu”, shkroi modelja e famshme në mbishkrimin e këtyre imazheve, ku ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ana e ndjekësve.

Related posts

Donaldi nuk e heq nga zemra Borën, bën këtë veprim për të

Gazetamax.mk

Hapja e dritareve në shtëpinë tuaj ka një përfitim befasues shëndetësor

Gazetamax.mk

Gërhitja nuk është e lidhur me gjumin e keq

Gazetamax.mk