GazetaMax
Lajme

BDI dënoi sulmin ndaj Artan Grubi, e cilësoi sulm ndaj kësaj partie!

Në mbledhjen e 5-të të rregullt të Këshillit të Përgjithshëm, si organi më i lartë i partisë në mes të dy kongreseve, Kryetari BDI Ali Ahmeti dhe Këshilli i Përgjithshëm dënoi sulmin ndaj Zëvendëskryeminstrit të Parë, Artan Grubi, duke e cilesuar si sulm ndaj BDI-së.

Çështje e radhës ishte Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të partisë z. Faton Ameti për rezultatin e zgjedhjeve brenda partisë në dhjetëra degë partiake.

BDI është jashtëzakonisht krenare për vendosjen e parimit demokratik ‘një anëtar, një votë’, duke siguruar kështu që pushteti politik vendimmarrës t’i jepet në duart e njerëzve. Pika e tretë e diskutuar gjatë takimit ishte vlerësimi i funksionalitetit të organeve udhëheqëse të partisë.

Mbledhja e 5-të e rregullt e Kuvendit të Përgjithshëm të BDI-së shënoi një moment të rëndësishëm për partinë, duke rikonfirmuar përkushtimin e saj për vlerat demokratike, përparimin në rrugën evropiane dhe fuqizimin e anëtarëve të saj. Nën udhëheqjen vizionare të Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i palëkundur në misionin e tij për të ndërtuar një të ardhme të begatë dhe gjithëpërfshirësepër Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Zendeli: Jemi më afër se kurrë largimit të vetos bullgare

Gazetamax.mk

Skriningu me BE, Abdiu-Halili: Kemi kaluar tre klasterët e parë

Gazetamax.mk

Pendarovski mirëpriti në takim presidentin e Letonisë, Levic

Gazetamax.mk