GazetaMax
Lajme

“I pëlciti kurrizi”, garuesi nga Kosova humbi jetën pas kërcimit nga Ura e Mostarit

Në Gjakovë të dielën u mbajt gara e kërcimeve nga Ura e Fshejtë, garë kjo tashmë tradicionale për këtë komunë që organizoi edicionin e 73-të të saj.

Adrenalina e madhe është ajo me të cilën karakterizohet kjo garë, por edhe rreziku i pjesëmarrjes në të është mjaftë i madh.

Në mesin e tre anëtarëve të jurisë që vlerësonin garuesit, ishte edhe ish-garuesi dhe kërcimtari nga Ura e Fshejtë, Sokol Haliti i cili ishte kampion i kësaj gare, por edhe nënkampion i kërcimeve nga Ura e Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë.

Por, pikërisht nga ura e Mostarit, Hoti ka kujtime të hidhura pasi në vitin 1988 aty humbi jetën shoku i tij i ngushtë Besim Mulliqi pas kërcimit nga 30 metra lartësi.

Ai tregon për KosovaPress se deri tek ngjarja tragjike erdhi për shkak të lartësisë së madhe dhe shtypjes së lartë të ujit që i shkaktoi pëlcitjen e kurrizit Besim Mulliqit.

Hoti shton se frika se diçka e tillë mund të ndodh edhe në kërcimet nga Ura e Fshejtë i përcjellë nga vitit në vit kur nisin përgatitet për organizimin e kësaj gare.

Related posts

Analizë/ Cila është skema e Mickovskit për të formuar Qeveri pa shqiptarët?

Gazeta Max

Azemi i LDK-së takon disa nga emrat më të shquar të sportit në Ferizaj: Në kushte të okupimit, kanë mbajtur gjallë sportin

Gazeta Max

Nikollovski mori pjesë në Simpoziumin e 4 për bujqësi dhe ushqim ISAF 2022 në Ohër

Gazeta Max