Gruaja e një biznesmeni të famshëm në Ukrainë kaloi milionë dollarë fshehurazi në Hungari, kur u largua nga vendi i saj si refugjate lufte. Akuza ndaj Anastasia Kotvitska u ngrit nga mediat lokale, sipas të cilave ajo kaloi përtej kufirit me valixhe 28 milionë dollarë dhe 1,3 milionë euro.
Paratë e gruas së biznesmenit dhe ish-deputetit Igor Kotvitsky u pikasën nga doganierët hungarezë, raportojnë mediat. Për këtë arsye, në Kiev është hapur edhe një çështje penale, për shkak se, duke qenë në kohë lufte, është ndaluar largimi i parave nga vendi.
“Të gjitha paratë e mia janë nëpër bankat ukrainase, nuk kam nxjerrë asnjë qindarkë jashtë”, tha Kotvitsky para se të mbyllte llogaritë e tij në rrjetet sociale. Ndërsa vajza e tij 24-vjeçare Violetta, tha se historia ishte e rreme.
Kovitsky raportohet se kontrollon, përmes ortakëve të tij, Sistemet e Energjisë Bërthamore në Ukrainë, dhe depozitat e uraniumit në vend, të cilat pjesërisht kanë rënë nën kontrollin e rusëve. Ai gjithashtu raportohet të ketë lidhje me ish-ministrin e Brendshëm të vendit, Arsen Avakov.