GazetaMax
Lifestyle

Nuk e keni ditur? Këta banorëve ia pa hajrin pjesëmarrjes në “BBV”

Kush prej ish-banorëve ia pa hajrin pjesëmarrjes në “BBV”?
“Big Brother”, u rikthye pas 4 vitesh me një edicion special ku në qendër kanë qenë personazhe VIP të cilët kanë ndarë me publikun çdo ditë nga përditshmëria dhe stili i tyre i jetesës.
Rrugëtimi i vipave brenda shtëpisë filloi me 5 tetor dhe parashihej të përfundonte me 16 Janar, shkruan lajmi.
Por ky “reality show” që theu çdo rekord shikueshmërie vendosi që të shtyjë datën e finales së madhe edhe për një muaj.
Pra finalja e këtij spektali u mbajt me datë 18 Shkurt.
Shumë banorë hynë e dolën por vetëm katër prej tyre e prekën finalen.
lir Shaqiri fitoi çmimin kryesor prej 100 mijë eurosh në edicionin e parë të “Big Brother VIP” në Shqipëri.
Tre finalistët e tjerë, aktori Donald Veshja, modelja Beniada Nishani dhe prezantuesja Einxhel Shkira fituan secili nga 10 mijë euro.
Por këto nuk ishin shpërblimet e vetme që këta banorë morën nga “Big Brother Vip”.
Rritje e madhe e followers-ave dhe pjesëmarrja në intervista të ndryshme ishin vetëm disa nga ato që banorët fituan nga “Big Brother Vip”.
Donaldi, Einxhel dhe Beniada do jenë pjesë e “Top-Channel” me emisione, ndërsa fituesi i “BBV” Ilir Shaqiri u bë edhe imazh i Digitalb.
Por jo vetëm finalistët fituan, Arjola edhe pse nuk ishte finaliste, nga produksioni i “BBV” mori apartament në Tiranë, ndërsa të tjerët fituan rritje të followers-ave dhe miliona klikime në “YouTube”.
Këngët e Fifit, Semit, Donaldit dhe Dj Pm e Dagz arritën që brenda një kohe të shkurtër të merrnin miliona klikime, ndërsa edhe Sarah Berisha falë pjesëmarrjes në “BBV” u bë moderatore e një emisioni në “ABC News”.
Ndërsa përveç famës shumë banorë fituan edhe dashurinë, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, Sarah Berisha dhe DJ PM, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë tri çiftet që u krijuan brenda shtëpisë por ende kësaj mardhënie nuk i rezistuan Donald dhe Beatrix të cilët u ndanë vetëm pak ditë pas finales.

Related posts

Tri mënyra për të marrë atë që doni

Gazetamax.mk

Aloe Vera – si ta përdorni për ta ulur kolesterolin dhe yndyrnat në gjak

Gazetamax.mk

Luana Vjollca vjen e zjarrtë në projektin e fundit

Gazetamax.mk