GazetaMax
Ballina

BDI: Opozita me skenar rus për trazira politike pas 8 majit

Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh po përcjell akuzat, shpifjet dhe fyerjet që opozita i bën kandidatit për president Bujar Osmani, si dhe ndaj kryeministrit Talat Xhaferit, ndërsa alarmon për skenar rus që synon trazira politike pas 8 majit.

Të koordinuar bashkë me VMRO-DPMNE-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, si dhe në mungesë të Programit zgjedhor, koalicioni VLEN ka përforcuar shpifjet ndaj Bujar Osmanit dhe Talat Xhaferit, ndërsa nuk po i kursejnë edhe familjarët e zyrtarëve, gjë që po shqetëson edhe qytetarët, por është njoftuar edhe faktori ndërkombëtar në vend.

Ftojmë opozitës si shqiptare ashtu edhe atë maqedonase, të zhvillojnë fushatë në pajtim me vlerat europiane dhe demokratike, pasi çdo gjë kundër, do të thotë largim nga Bashkimi Europian dhe afrim me Moskën e Putinit.

Njëherësh, përshëndesim vendimin e OSBE-ODIHR që zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit t’i përcjellin me 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër, pasi vlerësojmë se këto zgjedhje do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit – atë “PO Europës, JO Rusisë”.

Sigurojmë opinionin se BDI, njëjtë sikurse edhe vitet tjera, do të organizojë zgjedhje të lira, demokratike dhe të pranuara ndërkombëtarisht, ndërsa tentimet e opozitës për të shkaktuar krizë do të marrin përgjigjen e merituar më 8 maj – kur do të vuloset përfundimisht humbja e tyre.

Related posts

Sa bukur ka ardhur ” Mora fjalë” nga Dj Fem-X dhe Dioniza

Gazetamax.mk

Gashi: Bukuria e botës nuk qëndron tek njerëzit e njëjtë, por te njerëzit e veçantë

Gazetamax.mk

Bushi: Sistemi i mbrojtjes nga kërcënimet terroriste ka nevojë për trajnime të vazhdueshme

Gazetamax.mk