GazetaMax
Lajme

Shahadin Mejzini mësimdhënës e piktor i dalluar

Shkruar nga Muharrem Qafleshi

U lind në fshatin Kosavë të trevës së Opojës, në një familje të madhe zejtare, intelektuale, humane e solidare.

Pas mbarimit të Shkollës së Mesme të Arteve Aplikative – “Odhise Paskalli”, kryen me sukses edhe Akademinë e Arteve-Drejtimi pikturë, në nivelin Bachellor dhe Master.

Profesori Shahadini i qëndroi besnik profesionit të artit figurativ, fillimisht u punësua si profesor i Artit figurativ në Shkollën e Mesme të Ulët “Ulina” në fshatin e lindjes Kosavë ndërsa, aktualisht punon në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren.

Shahadini si profesor i lëndës art figurativ, me punën e tij me nxënësit si në cilësinë e mësimdhënësit të lëndës ashtu edhe si kujdestar klase e veçon si një mësimdhënës të përgjegjshëm, të kujdesshëm, të afërt me nxënësit, gjithmonë i gatshëm që të kontribuojë në të gjitha proceset në kuadër të shkollës, shumë kolegjial e kreativ në mësimdhënie.

Karrierën e tij si profesor i Artit Figurativ, e filloi me kreativitetin e tij artistik, duke u shquar në dhënien e një kontributi të çmuar për thesarin e kulturës figurative me një serë ekspozitash anë e mbanë Kosovës.

Profa Shahadin për rrugëtimin dhe dashurin për atin thotë, “Me sa mbaj mend, që në fëmijëri kam filluar të vizatoj.

Vizatimi më ka dalluar nga gjithë shokët e klasës, andaj pasi mbarova shkollën fillore u regjistrova në shkollën e mesme të artëve aplikative.

Dua të them se talentin me siguri e kam pasur, por dëshira ime e madha ishte ajo që më ka shty të punoj shumë dhe kam ardhur në ditën e sotme.

Pra, pasionin për pikturën dhe artin figurativ në përgjithësi e ndjeva në tërë qenien time ngase kisha nevojë të punoja me ngjyrën, për peizazhin, portretin dhe kompozimin, prirja dhe dashuria për artin, për të bukurën më dhanë një krah për t’u marrë me pikturën, kështu që kam hapur shumë ekspozita të suksesshme kombëtare e mbarëkombëtare, tha në fund profesori Shahadin.

Andaj profa Shahadin Mejzini është njëri prej profesorëve dhe artistëve me të nderuar e respektuar në radhë të parë nga nxënësit e tij, kolegët e punës dhe nga të gjithë artdashësit shqiptar.

Profës i dëshirojmë suksese të reja në rrugëtimin e tij artistik e pedagogjik.

Related posts

Andonov: Shkupjanët për dy javë do t’i kenë radiatorët e ngrohtë

Gazetamax.mk

Pensioni mesatar do të rritet për rreth 1.000 denarë

Gazetamax.mk

Tunelet për strehimin e qytetarëve në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshëm, në gjendje katastrofale

Gazetamax.mk