GazetaMax
Ballina

Deputetja Rina Ajdari: Imperializmi rus pas Ukrainës, cak të sulmeve duket se i ka vendet e Ballkanit Perëndimor

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, me anëtarët e Këshillit Nacional për Eurointegrime, pritën në takim pune dy deputetët nga Kuvendi i Ukrainës, me ç’rast diskutuan për aktualitetin si dhe vlerat e përbashkëta euroarlantike.

“Shqetësimi ynë rritet për faktin se imperializmi rus pas Ukrainës, cak të sulmeve duket se i ka vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklrauar deputetja Ajdari.

Postimi i plotë:

Sot, anëtarët e Këshillit Nacional për Eurointegrime pritën në takim pune dy deputetët nga Kuvendi i Ukrainës, Mihailo Borisovic Radutskij dhe  Olga Anatolivna Stefanishina.

📍Ne në vazhdimësi kemi deklaruar se e dënojmë ashpër invazionin rus në
Ukrainë, sepse jo shumë larg kemi përjetuar luftën në Kosovë. Luftrat janë shkatërimtare, veçanërisht kjo luftë në Ukrainë që është më e madhja në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Efektet e saj janë dhe do të vazhdojnë të jenë multidimensionale sidomos për sistemin e sigurisë në Evropë e më gjërë.

Kjo gjë dëmton rëndë kohezionin në Unionin Evropian sepse ai u krijua me një qëllim madhor: për të ndalur luftën në kontinentin e vjetër, për të bashkuar popujt, për të krijuar mirëqenie sociale dhe ekonomike si dhe për të ruajtur paqen afatgjate.

Është për tu përshëndetur iniciativa e vendeve të unionit për të intensifikuar ndihmën ndaj Ukrainës dhe sanksionet kundër Rusisë edhe pse duhet ende shumë për tu bërë sepse kjo po reflekton dhe ndjehet në të gjitha pjesët tjera të Evropës.

🔴Shqetësimi ynë rritet për faktin se imperializmi rus pas Ukrainës, cak të sulmeve duket se i ka vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo ngre alarm në vendin tonë dhe në vendet e rajonit por edhe në NATO dhe në Bashkimin Evropian që të ndërmerren masat e duhura për të ruajtur stabilitetin dhe paqen.

Related posts

Në rastin e Policisë Financiare, Prokuroria Publike ka vërejtur një sërë lëshimesh

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti shpalos bustin e heroit Rexhep Halimit në Ferizaj

Gazetamax.mk

Drejtori Deari numëron sukseset e M-NAV për vitin 2023

Gazetamax.mk