Drejtoresha e Gjimnazit të Tetovës, Teuta Kamberin Llalla për TV21 thotë se mëngjesin e sotëm Inspektorati për Revizion të Brendshëm nga Komuna e Tetovës, shkruan TV21. Kamberin Llalla i konsideron këto vizita si presion politik nga ana e kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami.
“Ardhjen e tyre unë e quaj…për situatat e krijuara me kryetarin e komunës, unë e quaj si presion politik për të arritur qëllimet dhe për të plotësuar apetitet dhe ambiciet e militantëve politikë. Unë e lus kryetarin e komunës ta ndajë pozicionin në atë institucion që është komunë e Tetovës, vepron si kryetar komune, i barabartë për të gjithë qytetarët apo vepron si kryetar i Lëvizjes Besa. Më duket se nga ngarkesa e madhe e dy posteve, nuk i ka të qarta pozicionet se si duhet të veprojë”, deklaroi Lalla për TV21.
https://www.facebook.com/watch/?v=677901050114436&t=0