Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim me rastin e ditës së 1 Majit, preskoferencë për media ka mbajtur shefi i shtabit komunal të Tetovës Xhemail Jusufi, i cili tha se na si Front Europian nuk dolëm në piknik por vendosën të solidarizohemi me gjith punëtorët të cilëve ju shkelen të drejtat themelore, e në veçanti me punëtorët e ndërmarjes publike komunale Tetova, Tetovë.
“Lëvizja Besa erdhi në pushtet para gati tre viteve duke premtuar përmirsim të kushteve të punëtorëve të NPK-së por doli që e gjitha ishte një mashtrim i madh i radhës elektoral.Sot punëtorët e NPK-së nuk kan roga, nuk kan sigurim shëndetsorë, nuk kan jetë të dinjitetshme, madje shpesh her edhe kërcënohen dhe sulmohen nga menaxhmenti i komunës” tha ndër të tjera Jusufi.
Jusufi mëtej numëroi dhe dështimet e radhës të menaxhmetit të komunës së Tetovës, si çështja e menaxhimit të mbeturinave e cila është trumpetuar gjatë gjith kampanjës zgjedhore, por njëjtë si për çdo punë njëjtë dhe kjo DËSHTIM. Mbeturinat dhe deponitë janë të pranishme gjithkund në qytetin e Tetovës, nuk ka lagje që nuk e vuan këtë problem ndërsa autoriteve komunale nuk ju bëhet vonë.Me këtë adminsitratë të pa aftë komunale, problemet në qytetin tonë nuk kan fund.
Dështim i radhës nga autoritetet komunale siç tha Jusufi janë qentë endacak, janë reziku kryesorë që ju kanoset fëmijëve, dhe të gjithë banorëve të Tetovës.Nuk janë të pakta rastet ku jan kafshuar njerëzit, dhe të njëjtit as që jan dëmshpërblyer, nga komuna.