GazetaMax
Lajme

Ndryshimi i numrit të ministrive do të jetë propozim ligji i parë në Kuvendin e ri

Riorganizimi i Qeverisë dhe ndryshimi i numrit të ministrive do të jetë projektligji i parë që do të vihet para deputetëve për shqyrtim në parlamentin e ri, tha kryetari i ri i Kuvendit, Afrim Gashi.

Sipas tij, ndër vendimet ligjore prioritare është ligji që nuk do të lejonte zgjedhje të parakohshme për kryetarët e komunave, kryetarët e të cilave do të vendosin të hyjnë në pushtetin ekzekutiv, sepse vitin e ardhshëm vijnë zgjedhjet e rregullta lokale.

“Mendoj se është e gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën që dikush zgjidhet për katër vjet, dhe një tjetër merr votat e popullit në zgjedhje me mandat tetë muajsh. Ne besojmë se kjo është jokushtetuese dhe duhet të korrigjohet me ligj që do ta mundësojë”, tha Gashi në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.

Dy kryetar të komunave janë ndër politikanët që mund të bëhen ministra në qeverinë e re. Në mesin e deputetëve që hynë në përbërjen e re parlamentare të vendit është edhe kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili u largua nga posti i kryetarit pas konfirmimit të mandatit të tij si deputet.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova javën e ardhshme duhet ta japë mandatin për përbërjen e qeverisë së re. Afati ligjor për këtë procedurë skadon më 7 qershor.

Related posts

Pandov: VMRO do të bëjë gjithçka për ta festuar 4 shkurtin me nder dhe dinjitet

Gazetamax.mk

Alternativa: Aleancës nuk i duhen funksione për t’i votuar ndryshimet kushtetuese

Gazetamax.mk

Virozat sezonale risin numrin e fëmijëve të prekur në Kumanovë

Gazetamax.mk