GazetaMax
Lajme

Tragjedia e radhës në det, 38 të vdekur pas përmbysjes së varkës

Të paktën 38 persona nga Briri i Afrikës raportohet të kenë humbur jetën pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Jemenit.

Sipas dëshmive të të mbijetuarve në varkë udhëtonin 250 persona, teksa 100 prej tyre janë shpallur të zhdukur dhe autoritetet vijojnë kërkimet në det.

Autoritetet lokale në Rudum, në lindje të Adenit, thanë se personat në bord ishin emigrantë, kryesisht nga Etiopia, të cilët përdorin Jemenin si një pikë tranziti për të arritur në shtetet e Gjirit.

Paraprakisht mendohet që varka të jetë përmbysur nga erërat e forta, përpara se të mbërrinte në brigjet e Jemenit, teksa një pjesë e mirë e emigrantëve u shpëtuan nga peshkatarët.

Sipas OKB-së , 97,000 emigrantë mbërritën në Jemen nga Briri i Afrikës vitin e kaluar.

Related posts

MPB dhe KSHPK do të bashkëpunojnë për të dhënat personale dhe pasurisë së qytetarëve

Gazeta Max

Takimi Kosovë-Serbi në Shkup/ Grubi: Mbështesim përpjekjet për marrëveshje finale

Gazeta Max

Është duke u bërë gati lista e produkteve që do të kenë tatim 10%

Gazeta Max