GazetaMax
Lajme

Lladrovci: Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë!

Opinion nga Ramiz Lladrovci

Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë!

Ata që Kushtetutën e vet e kanë lexuar vonë pas disa viteve të përvojës politike, ku shkruan se nuk lejohet bashkimi kombëtar, sot, pretendojnë t’i besojnë një Kushtetute që nuk ka më ”balansues”. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, liria, demokracia, barazia e përfaqësimit dhe përdorimi i shqipes, është në rrezik si asnjë herë më parë.

Kurrë nuk e kisha besuar se nga Kosova merr goditje politike me çokë çapraz, me çokë të përgatitur me veriorët për ta larguar nga skena UÇK-në. Kurrë nuk e kisha besuar se do të ketë politikanë nga Kosova që i thonë vetes atdhetar dhe lobojnë kundër arritjes së shqiptarëve kudo qofshin ata.

Kur ti ishe në organizim atdhetar, para Pranverës së Madhe të vitit 1981 e këndej, këta trima nuk ishin askund. Besoj fort se ju ka humbur rruga në oborr. Dëmi është bërë, dëmi do t’i kushtojë shqiptarëve. Vëlla Ali, të përshëndes nga zemra, fali se s’po dinë çka po bëjnë, por, mos harro, edhe nëse i falë, historia nuk i falë kurrë!

https://www.facebook.com/share/p/19YMiPpH34/?mibextid=WC7FNe

Related posts

Qarkullimi rrugor po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë lagështa

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Do të sigurohet shumicë për ndryshimet kushtetuese

Gazetamax.mk

Dibra e Peshkopia me 6 paketa të përbashkëta turistike

Gazetamax.mk