GazetaMax
Maqedoni

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk është një destinacion, por rrugëtim i përhershëm dhe i pandalshëm.

“Të dashur vëllezër e motra bashkëatdhetarë,

Ju uroj nga zemra ditën e flamurit dhe të pavarësisë së Shqipërisë.

Ky përvjetor i 112-të i ditëve më të shenjta të kombit tonë shqiptar na përkujton që përpjekjet për liri, barazi, pavarësi, flamur, gjuhë janë të përditshme dhe angazhimet tona nuk duhet ti ndalim asnjëherë, për arsye se liria nuk është një destinacion, por një rrugëtim i përhershëm dhe i pandalshëm.

Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve! 🇦🇱👐”  shkruan Ahmeti në urimin e tij.

Related posts

Ansambli “Ibe Palikuqi” nga Shkupi shënon 45-vjetorin me një koncert madhështor

Gazetamax.mk

Deri në fund të këtij muaji, duhet të bëhet pagesa e K-15, ja sa para do të marrin të punësuarit

Gazetamax.mk

Procedurë hetimore ndaj një 33-vjeçari nga Maqedonia, për vrasjen e Orhan Bajramit në Greqi

Gazetamax.mk