GazetaMax
Ballina

Shqipja në uniformat e “Tigrave”, Bushi: Qeveria solli njëzëri ndryshimet e Dekretit në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, gjatë ditës së sotme u pyet në lidhje me gjuhën shqipe në uniformat e njësitit “Tigrat”.

Ai tha se zbatimi i shqipes në uniformat policore do të jetë në përputhje me Dekretin që buron nga Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe me Marrëveshjen Ohrit.

“Qeveria solli njëzëri ndryshimet e Dekretit në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, mirëpo zbatimi do të jetë komfor Ligjit dhe Marrëveshjen së Ohrit. Kështu që do të shohim”, deklaroi Bushi.

Kujtojmë se ditë më parë, numri një i policisë, Oliver Spasovski kishte deklaruar se në këtë dekret nuk do të përfshihen “Tigrat”, ngase ata veprojnë në nivel shtetëror ndërsa Ligji për përdorimin e gjuhëve parasheh që gjuha shqipe të jetë zyrtare në komunat ku shqiptarët janë mbi 20%.

Related posts

Për Qeverinë është akt i papranueshëm djegia e veturës së Grubi

Gazetamax.mk

As Ballkani nuk është i përjashtuar nga radikalizimi islamik

Gazetamax.mk

Regjistrimi i qytetarëve në Regjistrin e librave amzë/ Drejtori Sulejmani: Shqyrtojmë të gjitha kërkesat, zgjodhëm problemin shumëvjeçar

Gazetamax.mk