GazetaMax
Shqipëri

Rikthehet pas 11 muajsh në Kuvend, Berisha: Do të vazhdoj betejën time! PD, forcë politike e fitores dhe nuk ka gjë në botë ta ndalojë

Berisha pas 11 muajsh rikthehet në Kuvend, duke marrë pjesë në seancën ku do të votohet nen për nen buxheti i vitit 2025.

Berisha tha se dritarja zëvendësoi parlamentin, teksa theksoi se rikthimi në Kuvend do të jetë vazhdim i betejës së tij dhe PD-së deri në fitore.

“Kthehem nesër në Parlament në vazhdim të betejës sime deri të fitore. PD është forcë politike e fitores dhe nuk ka gjë në bota të ndalojë. Hapat janë të qartë. Edi Rama do marrë atë që meriton, nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Jemi në betejë”, tha ish-kryeministri.

Berisha: Arresti në shtëpi ishte një akt puçist i kryer më shkelje të Kushtetutës nga Edi Rama, nga Linda e Parlamentit apo zonja Vila. Nga Dumani dhe mercenarë të tjerë të drejtësisë. Ishte një grusht shteti brenda shtetit. Ku merret një pushtet për t’ia dhënë një pushteti tjetër, mirëpo siç jeni dëshmitarë, me persistim, u arrit që ajo dritare të shndërrohej në dritare e ferrit për Edi Ramën dhe qeverinë.

Ata me ethe përcillnin çdo natë fjalën time, që ia drejtoja publikut por edhe atyre.

Jeni dëshmitarë sesi dritarja zëvendësoi parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares.

U vartësova unë prej tij apo ai te unë? Doli shumë e qartë.

Kthehem nesër në Parlament në vazhdim të betejës sime deri të fitore. PD është forcë politike e fitores dhe nuk ka gjë në bota të ndalojë. Hapat janë të qartë. Edi Rama do marrë atë që meriton, nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Jemi në betejë.

Burimi: botasot.info

Related posts

‘Ngrin’ euro, bie dollari/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja, njihuni me këmbimin valutor për ditën e sotme

Gazetamax.mk

“U përpoqën të më asgjësojnë politikisht e të më blejnë heshtjen”, Berisha: Falënderoj gjykatësen që nderoi ligjin dhe Kushtetutën

Gazetamax.mk

Krimi në Ndroq/ Gazetarja: Autori ka qëndruar tre orë në zonë, pista kryesore prishja e pazareve të drogës

Gazetamax.mk