GazetaMax
Lajme

Naser Nika “Qytetar Nderi” në Nju York

Ai është një emër i njohur shqiptar sidomos në komunetin shqiptar në Amerikë ku edhe jeton. E kemi fjalën për atdhetarin dhe veprimtarin shqiptar Naser Nika, i cili falë kontributit dhe peshës së fjalës së tij sapo ka marrë dhe çmimin ” Qytetar nderi” nga Bashkia e Nju Yorkut. Kujtojmë se ai në vizitëb e fundit që kishte në Kosovë është shpallur qytetar nderi edhe në Kosovë. Ja se cfarë shkruan në facebookun e tij Naseri duke e ndarë me ne këtë lajm dhe arritje të madhe: “Sonte pata kënaqësinë më të madhe të jetës sime, duke u nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e New York-ut. Ishte një moment që nuk mund ta përshkruaj me fjalë, plot emocione të papara më parë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme kur puna dhe përkushtimi që bën për kombin tënd vlerësohet me kaq respekt. Për këtë, dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për të gjithë këshilltarët e qytetit të New York-ut, e sidomos për Councilman David Carr, për mbështetjen dhe vlerësimin e tij të jashtëzakonshëm.

Të marrësh një çmim të tillë është ëndrra e çdo individi, por për ta arritur atë kërkohet punë dhe përkushtim i vazhdueshëm. Dhe kur puna jote vlerësohet, të gjitha lodhjet dhe sakrificat harrohen.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë të pranishmit që më nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë ceremoni të veçantë. Ndër ta, dua të veçoj Ministrin e të Drejtave të Njeriut në Mal të Zi, zotërinë Fatmir Gjeka, i cili udhëtoi për të qenë pjesë e këtij momenti historik për mua. Po ashtu, falënderoj me zemër mikun tim të dashur, Ruki Ajdari, që na mikpriti në shtëpinë e tij për të vazhduar festën, si dhe Doktor Bahri Ceka, i cili gjithmonë ka qenë një mbështetje e palodhur për mua. Së fundmi, dua të përshëndes të gjithë ata që më ndoqën përmes rrjeteve sociale dhe që, për arsye të ndryshme, nuk patën mundësi të jenë të pranishëm fizikisht. Mirënjohja ime shkon për secilin prej jush. Ky çmim nuk është vetëm i imi, por i gjithë komunitetit tim. Faleminderit për gjithçka!”.

Related posts

Aksion i madh policor në Hasanbeg e Haraçinë

Gazetamax.mk

“Makekspres transport”: Nuk jemi organizatorë të protestave

Gazetamax.mk

Velkovski: Opozita sot nuk arriti të bllokojë punën e Kuvendit

Gazetamax.mk