GazetaMax
Maqedoni

VMRO: Lotaria ka funksionuar si firmë private e Grubit dhe BDI-së, LSDM ka heshtur

“Lotaria funksiononte si një firmë private e BDI-së, ndërsa LSDM-ja vetëm heshtte për krimin. Me heshtjen dhe fshehjen, LSDM-ja është bashkëpunëtore në krimet e Grubit në Lotarinë,” akuzojnë nga partia qeverisëse VMRO-DPMNE.
Nga partia thonë se “LSDM-ja me Filipçen, tashmë për 20 ditë nuk distancohet nga Grubi dhe mbështet krimin.”

“Udhëheqësia e re nga radhët e treta dhe të katërta të LSDM-së, të cilët janë fëmijët e Zaevit, janë vetëm një zgjatim dhe mbështetës të krimeve të mentorit të tyre. Prandaj në LSDM nuk ka asgjë të re, gjithçka është si më parë. LSDM-ja është tashmë një histori e lexuar dhe qeverisja e saj me BDI-në ka përfunduar,” është qëndrimi i VMRO-DPMNE-së.

Burimi: alfax.mk

Related posts

Kryetari i Butelit Kostovski nuk ka të ndalur: Luboteni dhe Lubanca kyçen në rrjetin e ujësjellësit të qytetit të Shkupit

Gazetamax.mk

Mexhiti: Loja mbaroi, gjuha shqipe nuk u ndalua!

Gazetamax.mk

Dimitrieska-Koçoska: Me përkrahjen e OECD-së, Maqedonia do të bëhet pjesë e vendeve që implementojnë standarde për shkëmbimin automatik të të dhënave

Gazetamax.mk