GazetaMax
Lajme

Kisha në Malin e Kakariqit në përfundim e sipër, Peti Camaj: Kontributi i atdhetarëve po jetësohet

Në prani në një numri të madh të banorëve, klerikëve fetar, atdhetarëve të shumtë që kishin udhëtuar nga ShBA enkas për atë eveniment, muaj më parë u hodh kurthemeli i Kishës Nëna Terezë në Malin e Kakarriqit.

Ky proekt u inicua nga Pater Mirash Marinaj dhe u përkrah nga shum atdhetar shqiptarë që jetojnë në Detroit por që kur nuk ndaluan së kontribuari për vendlindjen e tyre dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të Atëdheut, në veçanti për proekte që kontribojnë në ruajtjen e identitetit, gjuhës e kulturës të asaj pjese shqiptare të ngelur nën Mal të Zi.

Ky projekt duke e patur parasysh aspektin territorial të Malit të Kakarriqit dhe afërsisë gjeografike me Podgoricën, është një hap vendimtar në drejtim të ruajtjes dhe avancimit të gjuhës shqipe dhe të kombit tonë, me synim shmangjen e asimilimit të popullsisë shqiptare që jeton në ato treva.

Dita ditës ky projekt po jetësohet dhe gati se është në përfundim e sipër. Atdhetari, njëherit dhe një ndër organizatorët e këtij projekti me rëndësi jetike për banorët e asaj ane dhe mbarë Malësisë, Peti Camaj ju bën thirje të gjith bashkëkombasëve të cilëve ende nuk iu dhënë mundësia që të kontribojnë në këtë projekt ta bëjnë donacionin e tyre me ç’rast do të ndihmojnë të realizimin sa më të shpejtë të këtij proekti.

Related posts

Shqiptohen 175 masa në Shkup, 53 për tejkalim të shpejtësisë

Gazetamax.mk

Milevski: Ambasadori rus nëse ka një gram ndërgjegje, duhet të largohet nga vendi

Gazetamax.mk

Osmani godet në zemër Serbinë me vendimin e fundit

Gazetamax.mk