GazetaMax
Showbizz Sport

Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore Shqiptare mahnit publikun në Mbretërinë e Jordanisë

Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare i RMV-së po qëndron në Mbretërinë e Jordanisë, në qytetin e bukur të Akabës, me ftesë të autoriteteve vendase dhe mbështetje nga Ministria e Kulturës së Jordanisë.

Me performanca magjepsëse që reflektojnë shpirtin e pasur të kulturës shqiptare, ansambli ka bërë një prezantim dinjitoz në çdo natë të aktivitetit, duke tërhequr vëmendjen dhe duartrokitjet e publikut vendas.

Është hera e parë që kultura dhe vallja shqiptare prezantohen në këtë vend, një arritje e madhe që shënon një kapitull të ri në promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë sonë kulturore.

Ansambli, krenaria e gjithë shqiptarëve, po tregon me profesionalizëm dhe pasion bukurinë e traditave tona, duke e bërë Jordaninë të përjetojë emocionet e artit shqiptar.

Related posts

Keni kujdes kur i lani xhaketat e dimrit, mos i bëni këto gabime

Gazeta Max

Mickoski: Nevojitet një administratë publike që do të jetë shembull i efikasitetit

Gazeta Max

Vjen “e vogla” e Samanta Karavellës, këngëtarja zbulon emrin e vajzës

Gazeta Max