GazetaMax
Sport

Mickoski në inaugurimin e Donald Tramp në Uashington

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili është për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapo-zgjedhur amerikan, Donald Tramp në Uashington.

Mickoski, siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, në inaugurimin do të jetë i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe zëvendësministrja për çështje evropiane, Viktorija Trajkov.
Delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Mickoski do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” që do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë “Tramp Media” dhe “Rambëll”.

“Pritjet janë që gjatë qëndrimit të tij Mickoski të ketë më shumë takime dypalëshe, kontakte dhe takime me më shumë persona nga administrata e re e presidentit amerikan. Mickoski do të takohet edhe me biznesmenë me origjinë maqedonase për të diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e mundshme vendore, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Related posts

Fillon gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2024/2025

Gazeta Max

Indrit Çullhaj, xhudisti 28-vjeçar që bën “namin” në Itali, i sjellë Shqipërisë medaljen e artë

Gazeta Max

Dizajnerja e re Atika Ameti vjen me krijimet e saja të reja për princeshat e vogla (FOTO)

Gazeta Max