GazetaMax
Lajme

Ibrahimi: Koha për definicionin tradicional të familjes

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi në një mesazh për opinionin ka përcjell idenë e tij rreth riafirmimit të vlerave njerëzore dhe morale në shoqërinë njerëzore, sidomos rreth konceptit gjinor midis mashkullit dhe femrës.

Ibrahimi theksoi se është koha që edhe në Maqedoninë e Veriut të pranohet definicioni që riafirmon konceptin tradicional të familjes se ekzistojnë vetëm dy gjini të krijuara nga Zoti, pra mashkull dhe femër.

“ Sot, kur pas zgjedhjeve në SHBA është riafirmuar koncepti tradicional i familjes, një temë që ne tashmë 10 vjet e kemi përsëritur, është koha që edhe në Maqedoninë e Veriut ta ngremë këtë çështje dhe të deklarojmë se për ne ekzistojnë vetëm dy gjini të krijuara nga Zoti, pra mashkull dhe femër.

Rrjedhimisht, për ne familje është bashkësia mes një burri dhe një gruaje, që lidhet në një celebrim publik, qoftë religjioz ose civil. Të gjitha trajtat e tjera të bashkëjetesës, që synojnë të quhen familje, përveçse janë surrogate të papranuara për ne, janë edhe betejë kundër vlerave në të cilat ne besojmë.

Nisur nga kjo, ne propozojmë që, ashtu si në shumë vende të botës së qytetëruar, këtë definicion të familjes ta përvetësojë edhe Maqedonia e Veriut dhe ta bëjë normë kushtetuese”, nënvizoi midis tjerash Ibrahimi.

Related posts

LSDM: Rreziku real i rrugës evropiane janë “E Majta” dhe Apasievi

Gazetamax.mk

Pas vitit të Ri, rriten kamatat e kredive

Gazetamax.mk

Trençevska: Për të folur për mundësi të barabarta për burrat dhe gratë, nevojiten politika të përshtatshme

Gazetamax.mk