GazetaMax
Ballina

SHVL-UÇK: Kërkojmë që urgjentisht të lirohet Emin Bajrami, shtetasi i Kosovës që u arrestua në “Bllacë”

Shoqata e Vetranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e cilëson Maqedoninë e Veriut si vend të pasigurt për ish-ushtarët e UÇK-së.

Përmes një kumtese ata kërkojnë që të lirohet banori 55-vjeçar i Ferizajit, Emin Bajrami, i cili është arrestuar në pikën kufitare “Bllacë”, për shkak të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Beogradi.

“Jemi tepër të irrituar dhe të zhgënjyer nga sjellja e institucioneve lidhur me pjesëtarët e UÇK-së. Andaj, kërkojmë urgjentisht lirimin e Emin Bajramit”, thuhet mes tjerash në reagim, ku kërkohet të ketë intervenim juridik dhe politik për çështjen në fjalë.

Related posts

Presidentja Siljanovska-Davkova nënshkroi dekretet për tërheqjen e nëntë ambasadorëve nga detyra

Gazeta Max

7 punët me nivelet më të larta stresuese

Gazeta Max

Flamur Rudi djali nga Prizreni që mendon për atmosferën e shqiptarëve në Gjermani

Gazeta Max