Sot në zyrat e Entit Shtetëror për Revizion së bashku me Kryerevizorin shtetëror z. Acevski zhvilluam një takim dypalësh me Presidentin e Gjykatës së Kontrollit të Shtetit të Republikës së Italisë, z. Guido Carlino, ku shkëmbyem përvojat lidhur me zhvillimin institucional, transparencën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
✅ Gjatë takimit, përfaqësuesit e Entit Shtetëror për Revizion paraqitën aspektet kyçe të zhvillimit institucional, me fokus në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të auditimit dhe përmirësimin e proceseve të auditimit të shtetit.
🎯 U theksua veçanërisht transparenca dhe komunikimi aktiv me palët e interesuara, si një bazë për rritjen e besimit në gjetjet dhe rekomandimet e auditimeve. Për më tepër, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, me qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të stafit përmes pjesëmarrjes në iniciativa rajonale dhe ndërkombëtare.
🗣️ „ESHR është një institucion i fuqishëm, i pavarur dhe model, i cili vazhdimisht po forcon kapacitetet e tij, po prezanton metodologji inovative të auditimit dhe po kontribuon aktivisht në përmirësimin e transparencës publike. Angazhimi ynë për zhvillim profesional dhe transparencë nuk është vetëm një synim, por një realitet që konfirmohet përmes rezultateve konkrete dhe ndikimit në rritje të raporteve të auditimit në publik,“
🗣️ Presidenti i Gjykatës së Kontrollit të Shtetit të Italisë, z. Guido Carlino, përgëzoi dinamikën e zhvillimit të Kontrollit të Shtetit të Maqedonisë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për ndërtimin e një sistemi efikas dhe të përgjegjshëm të auditimit të jashtëm. Ai ra dakord se komunikimi aktiv dhe transparent me palët e interesuara, jo vetëm që forcon besimin në gjetjet e auditimit, por gjithashtu kontribuon në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe përgjegjshmërisë në menaxhimin e fondeve publike. Z. Carlino theksoi se përmirësimi i vazhdueshëm profesional i stafit të këtyre institucioneve është kyç për arritjen e standardeve më të larta dhe efikasitetit në procesin e auditimit.
🏦 Gjatë vizitës, zhvilluan edhe një takim pune me Presidentin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, ku u diskutua mbi praktikat pozitive të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve dhe insutucioneve supreme të auditimit te të dy shteteve.