GazetaMax
Lajme

Fronti Europian dërgoi kërkesë zyrtare tek Këshilli i Europës për drejtësi selektive pas tragjedisë në Koçan

Grupi Parlamentar i Frontit Europian në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka dërguar një letër formale katër instrumenteve kyçe të Këshillit të Europës, përmes së cilës kërkon një vlerësim urgjent dhe ekspertizë mbi drejtësinë selektive pas tragjedisë në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj, informojnë nga BDI.

Letra është adresuar drejtpërdrejt te:

z. Michael O’Flaherty, Komisioner për të Drejtat e Njeriut;

znj. Claire Bazy, Kryetare e Komisionit të Venecias;

znj. Livia Stoica Becht, Sekretare Ekzekutive e GRECO-s (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit);

z. Theodoros Rousopoulos, Kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

“Në letër, deputetët shprehin shqetësim për hetimet politikisht të motivuara dhe skandaloze, të cilat kanë në shënjestër vetëm ish-zyrtarë, ndërsa funksionarët aktualë – të cilët kanë pasur përgjegjësi institucionale pothuajse gjatë gjithë vitit para tragjedisë – janë lënë jashtë çdo procedure.
Letra thekson gjithashtu përfshirjen direkte dhe transaksionale të Kryeministrit në prokurori dhe në vetë hetimin, si dhe paradën publike dhe abuzimin gjatë arrestimit të një ish-ministri.

GP i Frontit Europian i kërkon Këshillit të Europës:

• Të dërgojë një mision të pavarur ekspertësh për të vlerësuar pavarësinë e hetimit;

• Të iniciojë një debat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës;

• Të kërkojë opinion nga Komisioni i Venecias për ndikimin mbi prokurorinë;

• Të angazhojë GRECO-n për të hetuar ndikimin politik mbi vendimet e prokurorisë.

Deputetët theksojnë se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe nuk guxon të varet nga përkatësia politike.

Drejtësia selektive e minon shtetin e së drejtës dhe e shkatërron besimin e qytetarëve në institucionet”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Related posts

Tahiri: Kurti po eksperimenton me vendin, e ka harruar interesin qytetar për dialogun

Gazeta Max

Përparim i UCM-së në rang listën e SCIMAGO në vitin 2022

Gazeta Max

Ohri po bëhet Las Vegas i Ballkanit, kazino dhe shërbime seksuale…

Gazeta Max