Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e quajti VLEN-in organizatë, për këtë, kreu i LD-së, Izet Mexhiti, tha se VLEN-i është koalicion i pesë partive, që përfaqëson shqiptarët në qeveri.
“Sa i përket formulimit të politik, organizatë, parti politike, lëvizje, mendoj që i ka ngatërruar. VLEN-i është një koalicion i pesë partive politike, që përfaqëson shqiptarët në qeveri”, tha Mexhiti.
I pyetur për deklaratat e Ahmetit, i cili tha se VLEN-i po e degradon pozitën e shqiptarëve dhe të arriturat në 22 vitet e fundit, Mexhiti tha:
“Edhe pse kjo qeveri nuk i ka numrat e dy qeverive të kaluara. Dmth ku qeveria ishte në këmbë të qelqit, edhe e Kovaçevskit, edhe e Zaevit, edhe përkundër kësaj, z.Ahmeti nuk e shfrytëzoj këtë për të mirën e shqiptarëve, nuk e shfrytëzoi këtë për të mirën e shqiptarëve, nuk e shfrytëzoi për avancimin e shqiptarëve, nuk e shfrytëzoi as për projekte kapitale infrastrukturore. Këtë po e përmirëson pikërisht kjo qeveri e VLEN-it, ku 1 miliard euro shkojnë për komunat dhe për decentralizimin, dhe me shumë përgjegjësi e them se diku rreth 300 milionë euro shkojnë për 15 komunat tona”, shtoi Mexhiti.
Mexhiti: Fillimi i epokës së re për Tetovën – përurohet bulevardi modern “Vidoe Smileski Bato”
Zv/kryeministri i parë Izeti Mexhiti, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrat Durmishi, Pirinski dhe Limani, morën pjesë sot në Tetovë në një ngjarje me rëndësi të veçantë për të ardhmen urbane të qytetit – përurimin e fazës së parë të bulevardit “Vidoe Smileski Bato”.
Në një status në Facebook, Mexhiti theksoi rëndësinë strategjike të këtij investimi, duke e vlerësuar si një projekt të realizuar me efikasitet dhe vizion nga Komuna e Tetovës, nën udhëheqjen e Kryetarit Bilall Kasami.
“Bulevardi i ri jo vetëm që lehtëson qarkullimin dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës së qytetarëve, por i jep qytetit një pamje që reflekton standardet më të larta të urbanizmit bashkëkohor”, u shpreh ai.
Ky projekt shënon një nga investimet më të rëndësishme të qeverisë aktuale, duke treguar qartë se për herë të parë po realizohen projekte madhore në të gjithë vendin. Ministria e Mjedisit Jetësor ka pasur një rol kyç në këtë nismë, si pjesë e vizionit për zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë.
Në përmbyllje, Mexhiti u shpreh se ky është vetëm fillimi i një epoke të re për Tetovën dhe qytetet e tjera të vendit.