GazetaMax
Lajme

“Po nuk fitove zgjedhjet ngelesh pa punë”, Rama i përgjigjet qytetarëve, zbulon misionin e tij pas punës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rolin e tij dhe angazhimin e tij politik, duke theksuar se ai e sheh punën e tij si një mision dhe jo thjesht si një detyrë profesionale. Gjatë një komunikimi me qytetarët, Rama ka deklaruar se nuk është i motivuar vetëm nga përfitimet personale apo pushteti, por nga një angazhim më i thellë për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një moment reflektimi, Rama ka komentuar gjithashtu edhe mbi përkushtimin e tij ndaj politikës. Ai theksoi se nuk do të humbiste asnjë sekondë për të komunikuar me ata që mund ta sulmojnë, porse e bën këtë me një sens të misionit. “Unë jam këtu për të bërë atë që kam thënë. Nuk është thjesht një punë, është mision. Dhe misioni im është të çoj flamurin në oborrin e Bashkimit Evropian”, tha Rama.

Kryeministri ka theksuar gjithashtu se përkushtimi ndaj këtij misioni e shtyn të vazhdojë të komunikojë edhe me ata që mund ta kritikonin, duke e parë këtë si një detyrë ndaj qytetarëve dhe vendit.

Rama: Sa i përket zanatin tim që ngel pa punë po nuk fitove zgjedhjet. Unë e vetmja gjë që kam shumë të sigurt është që kam plot gjëra të tjera që dua të bëj. Dua të bëj jo vetëm këtë që bëj, por këtë që bëj e bëj sepse për mua është mision dhe jo punë.

Po të mos ishte mision nuk do humbisja asnjë sekondë për të komunikuar me dikë si ti që shan. Por të respektoj edhe ty sepse je një nga forcat, një nga qelizat e gjalla të këtij vendi. Une e kam për detyrë të komunikoj edhe me ty, të pranoj edhe sharjet e tua.

Nuk është punë kjo, unë jam në këtë mision për të bërë atë që kam thënë, për të çuar flamurin në oborrin e BE, aty mbaron mision im”, tha Rama.

Related posts

Gërkovska: Me anëtarësimin në GFCE, kemi aleatë të fortë kundër sulmeve kibernetike

Gazeta Max

Rrëfehet Talat Xhaferi: Si vendosa të shkoj në Ukrainë dhe rrugën që ndoqa

Gazeta Max

Po përmbyllë një vit plot suksese/ Festim Halili: Llogaridhënia para qytetarëve është obligim për ne

Gazeta Max