GazetaMax
Ballina Lajme

Ali Ahmeti kujton Mujdin Aliun: Hero i Kosovës dhe i kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përms një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar 26 vjetorin e rënies heroike të Mujdin Aliut në Koshare duke theksuar se Mujdini u dallua si një luftëtar i vendosur, i edukuar me frymën kombëtare, i dashur për shokët dhe gjithmonë në ballë të detyrës. Në Betejën e Koshares, ai dhe shokët e tij i dhanë goditjen më të rëndë forcave okupatore, duke thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë – një akt që do të mbetet përjetësisht në kujtesën historike të kombit tonë.

Sot, në 26-vjetorin e rënies heroike të Mujdin Aliut, përulemi me nderim dhe mirënjohje të thellë para figurës së tij dhe para të gjithë dëshmorëve të kombit.

Mujdini, hero i Kosovës dhe i kombit shqiptar, u rrit me ndjenjën e thellë të atdhedashurisë, të trashëguar brez pas brezi nga familja e tij. Qysh në rini, ai e kuptoi misionin e tij – të ishte në shërbim të lirisë. Siç dëshmon edhe babai i tij, Qerimi, ai kishte lënë shtëpinë me fjalët “po shkoj në punë”, por puna e tij ishte një mision i shenjtë – çlirimi i Kosovës.

Si pjesëtar i UÇK-së, Mujdini u dallua si një luftëtar i vendosur, i edukuar me frymën kombëtare, i dashur për shokët dhe gjithmonë në ballë të detyrës. Në Betejën e Koshares, ai dhe shokët e tij i dhanë goditjen më të rëndë forcave okupatore, duke thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë – një akt që do të mbetet përjetësisht në kujtesën historike të kombit tonë.

Lavdi e përjetshme Mujdin Aliut! Lavdi të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve!

Related posts

Themeluesja e Klubit global të grave lidere G 100, Harbin Arora për vizitë në Shkup

Gazeta Max

Rinia në Shërbim të Kombit — Edhe dy Intelektuale të Reja në Bordin Drejtues të “Jehonës së Malësisë”

Gazeta Max

Me LSDM-në apo BDI-në bënë marrëveshje? Ibrahimi: Me Zaevin

Gazeta Max