Psikologia klinike Deborah Grody tha për Time se një marrëdhënie pa argumente është një shenjë se nuk do të zgjasë.
“Marrëdhëniet që nuk mund të shpëtohen janë ato në të cilat ka pak ose aspak shkëndijë. Ata çifte që kanë gjetur formulën perfekte për bashkëjetesë harmonike janë bërë indiferentë dhe nuk luftojnë sepse nuk u intereson. Me shumë mundësi do të përfundojnë me divorc”, pohon Grody.
Ajo argumenton se kjo nuk do të thotë që çiftet që debatojnë shpesh kanë një marrëdhënie më të mirë se ata që kanë argumente konstruktive. Bisedat e sinqerta që pasojnë një argument kapërcejnë shqetësimin afatshkurtër të shkaktuar nga shprehja e zemërimit.
Profesor Noam Ostrander beson se partnerët shpesh debatojnë për të njëjtat gjëra dhe në ato raste nuk zgjidhin asgjë, dhe për të thyer këtë cikël, ai ju këshillon të ndaloni dhe të arrini në rrënjën e problemit.
Përdorimi i frazave “Ti kurrë” ose “Ti gjithmonë” mund ta bëjë partnerin të ndihet sikur po e sulmon. Në vend që të përdorni këtë ton, rekomandohet të jeni më të drejtpërdrejtë dhe t’i kërkoni partnerit tuaj të kryejë një detyrë specifike.
Shumë shpesh, asgjë nuk zgjidhet gjatë një debati, sepse të dy partnerët janë të zënë duke menduar se çfarë të thonë më pas, në vend që të dëgjojnë atë që thuhet. Nëse kujdeseni për marrëdhënien dhe partnerin tuaj, këshillohet të dëgjoni pa ndërprerë. Nëse ka diçka që nuk e kuptoni, është e dobishme ta sqaroni përpara se të reagoni dhe me një qëllim të sinqertë për ta kuptuar.
Gjithashtu, vendosja e grindjes “në pauzë” do t’ju lejojë të mendoni më qartë dhe të kuptoni se cili është problemi i vërtetë dhe do të jeni në gjendje t’i shihni gjërat nga këndvështrimi i partnerit tuaj. Gjëja më e mirë në lidhje me vendosjen e një lufte “në pauzë” është se ju mund t’i zgjidhni problemet pa i përkeqësuar ato.
“Shumicën e kohës, gjatë një debati, fjalët thuhen me inat dhe fjalët nuk mund të kthehen prapa”, thotë Grody.